‘Me shkrirjen e 15 bashkive u hapi gropën qytetarëve’/ Aktivisti: Rama shumë shpejt do të bjerë!
Në protestën e 134-t qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës, një prej aktivistëve akuzoi kryeministrin Edi Rama se, përmes shkrirjes së 15 bashkive, u ka hapur gropën qytetarëve. Ai paralajmëroi se kjo politikë do t’i kthehet vetë Ramës, duke deklaruar se qytetarët nuk do të ndalen deri në largimin e tij nga pushteti. Aktivisti vuri në dukje rolin e rinisë në ndryshimet politike, por theksoi se këmbëngulja e qytetarëve të të gjitha moshave, përfshirë të moshuarit që kanë protestuar për 134 ditë radhazi, është garancia e rezistencës. Në fund, ai iu bashkua thirrjeve të protestuesve: “Arrestoni Ramën!” Aktivisti: Me shkrirjen e 50 bashkive, Edi Rama i hapi gropën qytetarëve, por siç thotë populli, ai që i hap gropën shokut, në të bie vetë dhe Edi Rama...
Burimi:
syri.net