“Me rëndësi proces i drejtë dhe i lirë”/ Zgjedhjet e 11 majit, Presidenti Begaj pret kreun e misionit të OSBE-ODIHR

“Me rëndësi proces i drejtë dhe i lirë”/ Zgjedhjet e 11 majit, Presidenti Begaj pret kreun e misionit të OSBE-ODIHR

Ambasadori Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet është pritur sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj. Presidenti i Republikës u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Biseda u fokusua në procesin zgjedhor të 11 majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë e të ndershëm. Gjatë bisedës më Ambasadorin Zannier, Kreu i Shtetit vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të Diasporës në votime,...
Burimi: Sot.com.al