“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz
Është zbardhur sot më 20 tetor dëshmia e N.M, autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur një ditë më parë në Kamëz. Sipas dëshmisë së tij, konflikti me vëllezërit nisi për shkak të kalimit të një betoniereje, ndërsa situata agravoi pas një përplasjeje mes palëve. N.M ka deklaruar se ai dhe familjarët e tij u kishin kërkuar vëllezërve që betonierja të kalonte nga një rrugë alternative, pasi manovrat e mjetit përpara banesës së tyre shkaktonin zhurmë. Sipas tij, kërkesa nuk ishte pranuar dhe mes tyre kishte pasur debate e përplasje verbale. Në dëshminë e tij, N.M pretendon se S.I kishte shtyrë dhe goditur prindërit e tij. Pasi kishte marrë vesh për këtë, ai thotë se ishte nxehur, ndërsa më pas konflikti u përshkallëzua...
Burimi:
javanews.al