“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj
Njëzet vjet pas vdekjes së gazetares dhe shkrimtares së njohur italiane, Oriana Fallaci, do të publikohen për herë të parë letrat e saj të panjohura me Monsinjor Rino Fisichella. Libri me titull “Forca e Pasionit – Letra për Monsinjor Fisichellën”, që del në qarkullim më 8 shtator, përmbledh korrespondencën e zhvilluar gjatë vitit të fundit të jetës së Fallacit, kur ajo ishte rëndë e sëmurë dhe jetonte në Nju Jork. “Nuk të kam shkruar për njëqind vjet, i dashur. Shumë, shumë i dashur. Deri tani, edhe ndërrimi i shiritit në këtë makinë është bërë një sipërmarrje e mundimshme. Çdo gjë luhatet në një mjegull, dhe madje edhe të qëndruarit ulur më bën të mbetem pa frymë, po mbytem. Sikur të mos mjaftonte kjo, çdo ditë...
Burimi:
javanews.al