Me ndërmjetësinë e francezëve, Isa Boletini pranoi të internohej në Mal të Zi, por u pre në besë

Me ndërmjetësinë e francezëve, Isa Boletini pranoi të internohej në Mal të Zi, por u pre në besë

Nga kujtimet e Hamid GjylbegajtPërgatiti për botim: Shefqet Deliallisi U linda në Shkodër më 1 mars 1888. Mësimet e para i mora në qytetin e lindjes, në shkollat turke, mejtepe dhe ushtarake. Vitin e fundit të kolegjit ushtarak e përfundova në Manastir, prej nga kalova në Akademinë Ushtarake të Turqisë, në Stamboll. Me përfundimin e shkollës, jam emëruar nëntoger në Korparmatën e Pestë të Divizionit XIII të Regjimentit të 38 të Selanikut, ku kam shërbyer deri më tetor të vitit 1912. Gjatë kësaj kohe kam luftuar në Kumanovë, Prilep, Manastir (ku jam plagosur dy herë ) dhe më në fund në Kalanë e Janinës, në Bizhan, deri më 28 shkurt të vitit 1913. Për veprimet ushtarake gjatë luftës, si oficer i dalluar, jam graduar para...