Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Me mentalitet skllavi nuk mbrohet dot demokracia”
Historiani gjerman Egon Flaig thotë në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” se mungesa e heroizimit dhe gatishmërisë për të mbrojtur demokracinë po e rrezikon Perëndimin. Egon Flaig është një historian i njohur gjerman, i cili nuk ngurron të prekë tema që zakonisht quhen kundërthënëse apo të nxehta. Në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ai kritikoi ashpër mungesën e gatishmërisë për sakrificë në Perëndim dhe shprehu shqetësimin se demokracitë moderne po bëhen gjithnjë e më të pambrojtura për shkak të një mentaliteti të postheroizmit dhe refuzimit për të menduar në terma të konfliktit dhe armiqësisë...