Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
‘Më lër pak të futem’, piktori ironizon Blinken pasi DASH rrëzoi sanksionimin ndaj Berishës
👁11342
Piktori Avni Delvina ka bërë një reagim pas deklaratës së gazetarit amerikan Marc Caputo, i cili tha se lideri i PD e ka tashmë të lejuar udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim në Facebook, Delvina ka ndarë një foto të Berishës dhe ish-Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Në foto duket Blinken i cili tenton të hapë derën dhe Berisha që nuk i lejon duke i thënë se tashmë është “zyrë federale” Me këtë positm, Delvina ka ironizuar vendimin e administratës Biden për të shpallur ‘non-grata’ Berishën, sanksion që tashmë është rrëzuar.