Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Me ‘Lali Eri’ i referohem Erjon Veliajt, Jona Bejko e ‘5D’, dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për publikimin e bisedave
Në procesin e dosjes “5D” për të dëshmuar ishte Jona Bejko, e cila zbulohet në komunikime tek flet për një hotel që, sipas saj, pronar është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, apo siç e quan ajo “Lali Eri”. Jona Bejko: Jam inxhiniere. Kam qenë e punësuar tek subjekti “5D”. Llogarisja kostot e objekteve. Kam aplikuar online, jam marrë në telefon, pastaj intervistë nga administratori, i takon periudhës 2020. Paga mujore ka qenë 60 mijë lekë të reja. I merrja në bankë, merrja edhe lekë në dorë për orët shtesë. Redi Mollën nuk e njoh personalisht, nuk e kam parë...