Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Me drogë dhe armë në shtëpi, arrestohet i riu nga Lazarati
👁13671
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, dhe me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Owner”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 18 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër për të, një sasi municioni luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, 1 kallëp eksplozivi...