Me atletikën mbyllen garat e Kosovës në Lojërat Mesdhetare „Taranto 2026“

Me atletikën mbyllen garat e Kosovës në Lojërat Mesdhetare „Taranto 2026“

3 September, 2026 - 14:30 Me përfundimin e garave të atletikës, është mbyllur pjesëmarrja e ekipit të Kosovës në këtë sport në Lojërat Mesdhetare „Taranto 2026“. Atletja Gresa Bakraçi, e cila ishte garuesja e fundit e Kosovës në atletikë, garoi në gjysmëmaratonën 21 kilometra, por nuk arriti ta përfundojë garën për shkak të një lëndimi të pësuar pas përplasjes me një garuese tjetër. Në disiplinën e hedhjes së gjylës, Muhamet Ramadani u rendit në vendin e 10-të, me rezultat 18.72 metra. Ndërkaq, Leon Thaqi garoi në 800 metra, ku zuri vendin e 15-të me kohën 1:49.80. Në garat e atletikës nuk u paraqit Eris Avdullahu, i cili mungoi për shkak të lëndimit. Me përfundimin e garave të atletikës, Kosova ka mbyllur pjesëmarrjen në këtë disiplinë...