Me 8 vota pro e 5 kundër, Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale
komisioni i ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim me 8 vota pro dhe 5 kundër projektligjin për Reformën Administrativo-Territoriale. Pas miratimit në parim, anëtarët e Komisionit morën 30 minuta pushim dhe më pas do të nisë votimi nen për nen dhe në tërësi i projektligjit. Miratimi në Komision, i hap rrugë projektligjit të PS-së që të kalojë për votim në seancën plenare të Kuvendit, ditën e enjte, 8 tetor. Për miratimin e reformës në Kuvend nevojiten 84 vota. Drafti i Partisë Socialiste propozon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive./ZËRI
Burimi:
zeri.ai