Rama publikon takimin me studentët: “Protesta po, dhuna jo”, dakordësi për…

Rama publikon takimin me studentët: “Protesta po, dhuna jo”, dakordësi për…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga një takim me një grup studentësh, me të cilët ka zhvilluar një bashkëbisedim mbi protestat dhe mënyrën e shprehjes së pakënaqësive. Përmes një videokartoline, Rama thekson se studentët pjesëmarrës mbështesin protestën paqësore dhe janë kundër përdorimit të dhunës dhe gurëve. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë falënderon edhe drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodon, për angazhimin në afrimin e të rinjve, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Rama bën të ditur se me studentët kanë rënë dakord që, për momentin, të mos bëjnë publik përmbajtjen e debatit, por vetëm pamjet nga takimi. Në fund të postimit, ai përcjell edhe një urim për një fundjavë të qetë.