Më 21 shkurt në mbështetje të UNESCO-s kudo në botë shënohet “Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare!

Më 21 shkurt në mbështetje të UNESCO-s kudo në botë shënohet “Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare!

Jahja Drancolli Kur flasim për gjuhën tonë amtare dhe në këtë kontekst për historinë e gjuhës shqipe, para së gjithash duhet pasur në konsideratë mbishkrimet epigrafike dhe dokumentet origjinale arkivore, dhe në rastin konkret një dokument raguzan të regjistruar në kancelarinë e komunës së Raguzës më 14 korrik 1284. Në këtë burim zyrtar përmendet për herë të parë gjuha arbërore: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërore” (“Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”). Deri më sot shkenca përgjithësisht nuk ka zbuluar ndonjë dokument më të hershëm se ky ku bëhet fjalë drejtpërsedrejti për gjuhën arbërore. Aludimet se janë zbuluar të tilla dokumente më të hershme ku përmendet gjuha arbërore ose shqipja e sotme nuk mund ti bëjnë ballë kritikës...