Mbytet anija me 154 emigrantë. Humbin jetën 68 persona, 74 të zhdukur

Mbytet anija me 154 emigrantë. Humbin jetën 68 persona, 74 të zhdukur

Një anije është mbytur në brigjet e Jemenit, duke lënë të vdekur 68 emigrantë afrikanë dhe 74 të tjerë të zhdukur. Agjencia e migracionit e OKB-së bëri me dije se anija me rreth 150 emigrantë etiopianë në bord u mbyt në Gjirin e Adenit pranë provincës jugore jemenase të Abjanit. 12 persona arritën të mbijetojnë. Ky incident është pjesë e një serie tragjedish me anije në këtë rajon, që ka marrë jetën e qindra emigrantëve, të cilët ikin nga konflikti dhe varfëria në Afrikë drejt vendeve më të pasura të Gjirit Arab. Drejtoria e sigurisë në Abjan bëri me dije...