Mbyllja e hetimeve/ SPAK i shtyn Metës komunikimin, avokati i tij është me pushime

Mbyllja e hetimeve/ SPAK i shtyn Metës komunikimin, avokati i tij është me pushime

Janë mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimi i akuzave për të pandehurit nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërkohë sot SPAK duhej t’i komunikonte mbylljen e hetimeve ish-presidentit Ilir Meta, por avokati i tij, Kujtim Cakrani ka kërkuar shtyrje deri të hënën pasi është me pushime. Prandaj mbyllja e hetimeve pritet t’i komunikohet Metës të hënën e 4 gushtit. Po sot akuzat i komunikohen ish-bashkëshortes së Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatmira Kryemadhi. Një ditë më parë, SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos. Ish-presidenti Ilir Meta u...