Mbyllet seanca plenare, miratohet projektligji i performancës energjetike të ndërtesave

Mbyllet seanca plenare, miratohet projektligji i performancës energjetike të ndërtesave

Kuvendi TIRANË-Kuvendi në mbyllje të seancës ka miratuar me 72 vota pro projektligjin e performancës energjetike të ndërtesave. Para votimit u mor një pushim deri sa të mblidhej numri për kuorum dhe më pas me prezencë të 73 deputetëve, ku Dashnor Sula ishte i vetmi nga opozita që mbeti në sallë dhe votoi kundër, u kalua projektligji me shumicë të thjeshtë votash. Nisma synon rritjen e eficiencës së energjisë në ndërtesa dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë. Projektligji është në përputhje me objektivat e Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën deri në vitin 2050. 
Burimi: Zeri.ai