Mbyllet protesta e 132-të kundër qeverisë, qytetarët: Arrestoni Ramën
Është mbyllur protesta e 132-të kombëtare kundër qeverisë Rama, e cila nisi nga Sheshi Skënderbej dhe vijoi me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, si dhe në rrugët e Tiranës. Gjatë protestës, qytetarët shprehën revoltën e tyre përmes thirrjeve të forta kundër qeverisë, mes tyre “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun” dhe “Qeveri e krimit”, ndërsa në pankartat e mbajtura në duar përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisjes së Edi Ramës. Gjatë fjalimeve, protestuesit kritikuan ashpër kryeministrin Rama, duke e akuzuar për qëndrime antishqiptare dhe duke kundërshtuar reformën territoriale, të miratuar në Kuvend me 85 vota pro. Ata u shprehën se shkrirja e 15 bashkive do të vështirësojë jetën e qytetarëve dhe do të thellojë shpopullimin e vendit. Protestuesit u bënë thirrje qytetarëve të bashkohen në qëndresën kundër...
Burimi:
syri.net