Mbyllet pa dakortësi Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi-Spiropalit: Dhunuat zgjedhjet, do zëvendësohesh nga Zegjineja

Mbyllet pa dakortësi Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi-Spiropalit: Dhunuat zgjedhjet, do zëvendësohesh nga Zegjineja

Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali TIRANË-Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Palët nuk arritën dakortësi për miratimin e kalendarit dhe planit të punës së Kuvendit deri në 5 korrik. Sipas rregullores kalendari dhe programi do t’i kalojnë për miratim seancës plenare, ku pritet që të miratohen pasi mazhoranca i ka numrat e nevojshëm. Mbledhja nisi me debate mes Gazment Bardhit, kreut të grupit parlamentar të PD dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali e Taulant Ballës. Bardhi akuzoi Ballën se e kanë kthyer Kuvendin në pronë private, ndërsa vijoi me pretendimet për ‘dhunim zgjedhjesh’. "E keni kthyer kuvendin si pronë private. Vini këtu sikur jeni kthyer nga Suedia, ku në fakt jeni kthyer nga një llum që e keni krijuar ju me duart tuaja....