Mbyllet numërimi në qarkun Durrës, ja si ndahen mandatet

Mbyllet numërimi në qarkun Durrës, ja si ndahen mandatet

Në të gjithë qarkun e Durrësit, ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike. Partia Socialiste kryeson me rreth 20 mijë vota më shumë kundrejt Partisë Demokratike-Aleancës për Shqipërinë Madhështore. PS ka arritur të sigurojë 52.5 % të votave pra 8 mandate, ndërsa PD 38.8 % të votave, pra 6 mandate deputetësh. Pjesa tjetër e votave ndahet mes partive të vogla. Ndërkohë në qarkun Durrës vijon numërimi i votave për kandidatët, për të parë se cilët do të jenë emrat e deputetëve që do të hyjnë në Parlament nga të dy palët.
Burimi: Kohajone.com