Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit
Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar sot Elvis Shkambit akuzën për “vrasje të funksionarëve publikë për shkak të detyrës”, në kuadër të hetimeve për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se mbyllja e hetimeve për ngjarjen i është komunikuar sot Shkambit, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, Gjon Shkambit, xhaxhait të Elvis Shkambit, akuza do t’i komunikohet ditën e hënë. Elvis Shkambi përballet gjithashtu me akuzën për “vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, lidhur me plagosjen e dy personave, babë e bir, që ishin palë kundërshtare në procesin gjyqësor. Në fazat e mëparshme të procedimit, ndaj tij është hetuar edhe akuza për armëmbajtje pa...
Burimi:
javanews.al