Mbyllen hetimet për dosjen ‘Meta’, SPAK merr të pandehur edhe nënën e Kryemadhit

Mbyllen hetimet për dosjen ‘Meta’, SPAK merr të pandehur edhe nënën e Kryemadhit

Nëntë muaj pas arrestimit, SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e Ilir Metës, për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA. Me mbylljen e hetimeve zbulohet se SPAK ka marrë të pandehur edhe nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhin, ndaj së cilës nuk ka pasur asnjë masë sigurie. Fatime Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK për tu njohur me akuzën, bashkë me mikeshën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun, si edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho. Ky i fundit është hetuar për korrupsion pasiv, ndërsa Çoku për pastrim parash. Vetë Meta dhe Kryemadhi u morën të pandehur më datë 29 maj, ku...