Mbrojtja nga zjarret/Vengu: Droni Bayraktar TB2 monitoron zonat e prekura (Fotot)

Mbrojtja nga zjarret/Vengu: Droni Bayraktar TB2 monitoron zonat e prekura (Fotot)

Janë marrë masa nga Forcat e Armatosura në vend për monitorimin e zonave jugore të prekura nga zjarret, në mënyrë që të evidentojnë dhe parandalojnë çdo rast të mundshëm. Nga Baza Ajrore e Kuçovës, është ngritur droni Bayraktar TB2. Ky dron, transmeton në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve. Pamjet e regjistruara nga droni, do të shërbejnë për parandalimin e përhapjes së zjarreve, reagimin e shpejtë të helikopterëve dhe forcave tokësore në rast rreziku, si dhe sinjalizimin e agjencive ligjzbatuese kur dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Në këtë mënyrë, Forcat Ajrore po kontribuojnë në menaxhimin efikas...
Burimi: Opinion.al