Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë me paraqitjen e provave të saj nga 15 shtatori

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë me paraqitjen e provave të saj nga 15 shtatori

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, janë njoftuar palët që 15 shtatori 2025 synohet të caktohet si datë për fillimin e paraqitjes së provave nga ana e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas asaj që ka njoftuar mbrojtja, ndryshe nga ajo e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit, prova nuk do paraqesin ajo e Kadri Veselit dhe e Rexhep Selimit, raporton “Betimi për Drejtësi“. Vendimi i Speciales thotë se mbrojtja e Thaçit kishte parashtruar se urdhëresa ndaj tyre që ta paraqesin çështjen e tyre më 25 gusht 2025 pa...