Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, Presidenti Begaj: Do të rriten shkëmbimet tregtare mes dy vendeve
👁12332
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, vizitoi sot vendin tonë, pas ftesës së Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Rritja e dialogut politik dhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar ishte në fokus të takimit mes dy liderëve, sikurse thuhet në njoftim për shtyp të Presidencës. “Abdullah II shprehu vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin, u diskutua rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri”, tha Begaj pas takimit.