Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbreti Charles nderon viktimat e Air India në paradën ushtarake Trooping the Colour
Parada ushtarake vjetore “Trooping the Colour” për ditëlindjen e monarkut britanik u mbajt në Londër, siç ndodh çdo vit më 14 qershor. Por ngjarjet e këtij viti u modifikuan paksa për të mbajtur një minutë heshtje në kujtim të 279 personave të vrarë në rrëzimin e avionit të Air India, 52 prej të cilëve ishin shtetas britanikë. Gjithashtu, Mbreti 76-vjeçar Charles, trashëgimtari i fronit Princi William dhe anëtarë të tjerë të lartë meshkuj të familjes mbretërore u shfaqën në ngjarjet zyrtare të ditëlindjes së monarkut duke mbajtur shirita të zinj në krahë për të nderuar viktimat e avionit Boeing 787...