Mbrëmja e klubeve shqiptare, Egnatia fiton pastër ndaj Dinamo Minsk

Mbrëmja e klubeve shqiptare, Egnatia fiton pastër ndaj Dinamo Minsk

Egnatia ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e tretë të UEFA Conference League, duke marrë një fitore të artë në transfertë ndaj Dinamos së Minskut. Kampionët e Shqipërisë triumfuan 0-2 në sfidën e luajtur në Hungari, për shkak të pezullimit të ndeshjeve ndërkombëtare në Bjellorusi. Skuadra e Edlir Tetovës zhbllokoi rezultatin pas gati gjysmë ore lojë, kur Lushkja gjeti rrjetën me një goditje të saktë brenda zonës. Egnatia kontrolloi mirë ritmin e lojës, duke mos lejuar hapësira për bjellorusët, të cilët hasën vështirësi në krijimin e rasteve të rrezikshme. Fitorja u vulos në minutat e fundit...