Mblidhen ministrat e Jashtëm të BE-së dhe rajonit, Kallas: Tensionet po rriten! Të integrojmë sa më parë Ballkanin

Mblidhen ministrat e Jashtëm të BE-së dhe rajonit, Kallas: Tensionet po rriten! Të integrojmë sa më parë Ballkanin

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor janë takuar sot në Luksemburg. Në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit, lufta në Ukrainë dhe situata në Gaza. Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, ndaj kërkoi që të vijojë procesi i zgjerimit të BE-së. “Ne shohim se tensionet po rriten dhe duhet patjetër të lëvizim me procesin e zgjerimit, sepse kjo është diçka që është vërtet e prekshme. Dhe ne kemi vërtet nevojë për histori suksesi këtu,” tha Kaja Kallas, Kryediplomatja e BE-së. Ndërkohë, Kallas nuk përmendi shtete...
Burimi: Vizionplus.tv