Mbi 51 mijë vizitorë në sitet e trashëgimisë në Vlorë, kalaja e Porto Palermos më e frekuentuara
Monumentet e trashëgimisë kulturore dhe parqet arkeologjike në qarkun e Vlorës po konsolidohen gjithnjë e më shumë si pjesë e itinerareve turistike, duke tërhequr mijëra vizitorë vendas dhe të huaj gjatë sezonit. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, Orges Feimi tha sot për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-gusht 2026, shtatë monumente dhe parqe arkeologjike nën administrimin e DRTK Vlorë janë vizituar nga 51 104 persona, duke shënuar një rritje të interesit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u regjistruan 46 167 vizitorë”. Sipas tij, rritja e vizitueshmërisë është regjistruar edhe pse një prej monumenteve, Kalaja e Kaninës, ka qenë e mbyllur për publikun për shkak të punimeve të restaurimit. Vizitorët kanë shfaqur interes për historinë, arkitekturën dhe trashëgiminë kulturore...
Burimi:
kultplus.com