Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mbi 50 organizata të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend
Dhjetëra organizata të shoqërisë civile u kanë bërë thirrje partive parlamentare, në veçanti partisë fituese të zgjedhjeve, ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës, duke thënë se Kuvendi nuk mund të mbetet peng dhe se bllokada po e cenon rendin demokratik. Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtës së zgjedhjeve parlamentare, pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin në 39 përpjekje radhazi. Dështimi më i fundit erdhi të dielën, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese u dha afat kohor prej një muaji të enjten dhe përkundër takimit të Albin Kurtit, liderit të partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, me krerët...