Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i cili po qarkullon në disa pjesë të Azisë, Afrikës, Europës, Amerikës Latine dhe rajonit të Oqeanit Indian. Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), që nga fillimi i vitit 2025 janë raportuar rreth 240 mijë raste infektimi me virusin chikungunya dhe 90 viktima në 16 shtete. Në Kinë, shpërthimi ka prekur afërsisht 7 mijë persona që nga fundi i qershorit, shumica e të cilëve në qytetin Foshan në provincën Guangdong, në veri të Hong Kongut. Ky është shpërthimi më i madh në Kinë që prej identifikimit të parë të virusit në këtë vend në vitin 2008. Çfarë është virusi chikungunya?...