Mbi 207 mijë banesa të pabanuara në Kosovë, të dedikuara për shitje ose qira

Mbi 207 mijë banesa të pabanuara në Kosovë, të dedikuara për shitje ose qira

Foto: Arben Llapashtica Rreth 35.7 për qind e të gjitha banesave në vend figurojnë si të pabanuara. Prishtina prin me mbi 31 mijë të tilla, e ndjekur nga Prizreni dhe Ferizaj. Mbi 207 mijë banesa në Kosovë figurojnë si të pabanuara dhe të dedikuara për shitje ose qira, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të publikuara në Vjetarin Statistikor 2025, përcjell albinfo.ch.  Nga gjithsej 581 mijë e 95 banesa në vend, 207 mijë e 165 janë të pabanuara për këto qëllime. Kjo përbën rreth 35.7 për qind të totalit, apo më shumë se një të tretën e të gjitha banesave në Kosovë. Sipas të dhënave, 116 mijë e 385 prej tyre ndodhen në zona urbane, ndërsa 90 mijë e 780 në...