Tradita e bukës dhe flisë bashkon fëmijët shqiptarë në aktivitetin kulturor në HangArt
24 November, 2026 - 20:30 Tradita e përgatitjes së bukës dhe flisë u rikthye në vëmendje përmes një aktiviteti kulturor në HangArt, ku fëmijët patën mundësi të njihen nga afër me gatimet dhe trashëgiminë e përbashkët kulinare të Shqipërisë dhe Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka ndarë momente nga aktiviteti i zhvilluar në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare 2026. Ai bëri të ditur se fëmijët u njohën me traditën e bukës së Norës, mësuan për gatimet e përbashkëta të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe provuan vetë përgatitjen e pjekjen e flisë në saç. Aktiviteti u shoqërua nga kori i fëmijëve i Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, me një kolazh këngësh mbarëkombëtare. Në...
Burimi:
kultplus.com