BBC dhe Netflix bashkojnë forcat për një hapësirë të re CBeebies me 24 programe për fëmijë

BBC dhe Netflix bashkojnë forcat për një hapësirë të re CBeebies me 24 programe për fëmijë

BBC dhe Netflix kanë njoftuar një bashkëpunim të ri për krijimin e një hapësire të dedikuar për programet e kanalit britanik për fëmijë CBeebies në platformën e transmetimit Netflix. Projekti do të nisë më 2 dhjetor dhe do të përfshijë 24 programe të përzgjedhura për audiencën parashkollore. Në mesin e produksioneve që do të jenë pjesë e kësaj hapësire janë serialet e njohura “Hey Duggee”, “Numberblocks” dhe “Teletubbies”. Kjo nismë do të realizohet fillimisht si një projekt pilot, përmes të cilit BBC synon të testojë mënyra të reja për t’i afruar përmbajtjet e saj me audienca më të gjera. Megjithatë, BBC iPlayer do të vazhdojë të mbetet platforma kryesore për të gjithë katalogun e CBeebies, ndërsa hapësira e re në Netflix do të ofrojë një...