12 filmat që duhet të shihen në dhjetor, nga “Avengers: Doomsday” te “The Debut”
Muaji dhjetor sjell një kalendar të pasur kinematografik, me premiera që përfshijnë filma fantastiko-shkencorë, produksione superheroike, drama historike, komedi dhe dokumentarë. Nga rikthimi i universit të Marvel-it me “Avengers: Doomsday”, te filmi i ri i regjisorit Jesse Eisenberg, “The Debut”, ky muaj pritet të sjellë në ekran disa prej produksioneve më të diskutuara të fundit të vitit. Në mesin e 12 filmave që rekomandohen për t’u ndjekur në kinema dhe në platformat digjitale, veçohen disa projekte me emra të njohur të industrisë së filmit. Një prej premierave më të mëdha është “Dune: Part Three”, filmi që shënon përmbylljen e trilogjisë fantastiko-shkencore të regjisorit Denis Villeneuve. I bazuar në romanin “Dune Messiah” të Frank Herbert, produksioni rikthen personazhet në planetin Arrakis, 17 vjet pas ngjarjeve të...
Burimi:
kultplus.com