Mbi 18 mijë leje pune për të huajt në Shqipëri, gratë dhe vajzat hasin vështirësi në industrinë e veshjeve e këpucëve!
Në Shqipëri autoritetet kanë dhënë 32 mijë leje qëndrimi në total, ku 18 mijë kanë qenë për arsye punësimi e ku 35% e lejeve u përkasin grave e vajzave, të cilat punojnë në sektorë të ndryshëm. Sa i përket atyre që janë punësuar në sektorin e tekstileve dhe këpucëve, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka identifikuar një sërë problematikash, por ka dhënë edhe zgjidhjet konkrete për çdo rast të evidentuar. “Fokusi ynë, ndër të tjera, ka qenë edhe takimi dhe informimi i grave dhe vajzave që punojnë në këtë sektor, duke u dhënë atyre informacionin e nevojshëm se si mund të raportojnë, ose më saktë, si t’i identifikojnë rastet kur ka shkelje në punë dhe ku e si mund t’i raportojnë ato. A kanë punonjëset...
Burimi:
javanews.al