Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbi 1000 kilogramë eksploziv! Ukraina shpërthen urën që lidh Rusinë me Krimenë
👁2339
Ukraina goditi me eksploziv të vendosur nën ujë urën që lidh Rusinë dhe Gadishullin e pushtuar të Krimesë, në sulmin e saj të tretë në linjën jetësore të furnizimit për forcat e Moskës që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë në vitin 2022. Shërbimi i sigurisë i Ukrainës tha në Telegram se agjentët minuan shtyllat e urës rrugore dhe hekurudhore të Krimesë, e quajtur edhe Ura e Kerçit. Eksplozivin e shpërthyen në orën 4:44 të mëngjesit këtë të martë. I gjithë operacioni zgjati disa muaj, shtoi ai, ku u përdorën 1.100 kilogramë eksplozivë, që “dëmtuan rëndë” shtyllat nënujore...