“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

Futbollisti Anis Mehmeti ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan lidhur me mosgrumbullimin e tij në Kombëtaren shqiptare, duke mohuar pretendimet se kishte fshirë postimet me fanellën kuqezi për shkak se nuk ishte përfshirë në listën e lojtarëve të thirrur. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mehmeti ka sqaruar se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, ndërsa ka theksuar se përfaqësimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet një krenari e veçantë për të. “Dua të sqaroj disa lajme që po qarkullojnë së fundmi në lidhje me mua dhe Kombëtaren shqiptare. Pretendimet se kam fshirë postimet me fanellën e Kombëtares për shkak të mosgrumbullimit të fundit janë plotësisht të pavërteta”, shkruan futbollisti. Më tej, Mehmeti thekson se mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj përfaqësueses kuqezi dhe se do...