“Mbetem i hapur për dialog”/ Mesazhi i presidentit Begaj për protestën: Thirrje për qetësi dhe maturi, dhuna nuk është zgjidhje
bajram begaj TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas përshkallëzimit të protestave në Tiranë. Përmes një video-mesazhi, Begaj ka dënuar aktet e dhunës, duke theksuar se zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht ai i të rinjve. Megjithatë, kreu i shtetit theksoi se dhuna nuk është zgjidhje, ndërsa bëri thirrje për qetësi dhe maturi. Begaj përsëriti gjithashtu se mbetet i hapur për të ofruar një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi, në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë. View this post on Instagram Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj Të dashur qytetarë, Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve. Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve...
Burimi:
zeri.ai