Burimi:
Vizionplus.tv

Mbërrin në kryeministri Kaja Kallas, pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani
👁12975
Ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas. Ajo është pritur nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Pas takimit mes Kallas dhe Kryeministrit, do të zhvillohet firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII. Më pas do të mbahet edhe një konferencë për shtyp. Pas konferencës, Kallas do të zhvillojë edhe takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Kallas gjithashtu do të marrë pjesë në forumin e dialogut...