Burimi:
Vizionplus.tv

Mbërrijnë fletët e diasporës, bëhen gati për t’iu dërguar emigrantëve në 85 shtete
👁13497
Mbërritën sot në Shqipëri rreth 250 mijë e 700 fletë votimi të prodhuara në Slloveni për 245.808 votues të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se sasia e dokumenteve është sistemuar pranë Parkut Olimpik të Tiranës “Feti Borova”, vendndodhje e përcaktuar edhe për administrimin dhe numërimin e votave të diasporës. Nëpërmjet një statusi në Facebook kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shkruan se fletët e votimit do të mbërrijnë së shpejti në adresat e emigrantëve të regjistruar në vendet respektive. “Në Europë fletët e votimit do të mbërrijnë nga data 15 deri më 22 prill,...