Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mbase janë një në tre ose një në katër kriminele”, Rama i përgjigjet Farage pas intervistës në TCH: Janë mbi 300,000 shqiptarë aty! Hajde caktojmë datën…
Vijon ‘përplasja’ në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Nigel Farage, për shifrat e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Pas intervistës ekskluzive të ligjvënësit britanik ditën e djeshme në Top Channel, ku këmbëngulte se shifrat e kryeministrit Rama janë gabim, ky i fundit pretendon se shifra e vërtetë e shqiptarëve atje është 300,000 vetë. Rama thotë se ‘shqiptarët atje janë arsimtarë, punëtorë ndërtimi, mjekë, infermierë, kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët, njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre, dhe jo mish për propagandën e një epoke të lodhur politike’. Teksa...