Mbaron afati/ SPAK kishte njoftuar se do mbyllte sot hetimet për Metën, avokati Cakrani e shtyn për ditën e hënë

Mbaron afati/ SPAK kishte njoftuar se do mbyllte sot hetimet për Metën, avokati Cakrani e shtyn për ditën e hënë

SPAK e kishte njoftuar Ilir Metën që të njihej sot në orën dhjetë me mbylljen e hetimeve. Avokati i ish-presidentit ka deklaruar për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha se me kërkesë të tij, është shtyrë komunikimi i mbylljes së hetimeve për ditën e hënë. Kujtim Cakrani shtoi se për shkak se ndodhet me pushime, ka kërkuar që tu komunikonte mbylljen e hetimeve pas pesë ditësh. Sot në mesditë njihet me mbylljen e hetimeve edhe Monika Kryemadhi dhe e ëma.