Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon
Real Madrid ka regjistruar një tjetër fitore bindëse në La Liga, duke mposhtur 4-1 Rayo Vallecanon në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët zhvilluan një ndeshje të kontrolluar dhe treguan edhe një herë forcën e tyre në kampionat. Kylian Mbappe ishte protagonisti kryesor i takimit, me sulmuesin francez që realizoi dy gola. Ai zhbllokoi sfidën në minutën e 13-të, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Álvaro Carreras dyfishoi avantazhin e Realit. Në minutën e 34-t, Jude Bellingham shënoi golin e tretë, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të konsiderueshëm që në pjesën e parë. Rayo Vallecano reagoi pas pushimit dhe Sergio Camello shënoi në minutën e 50-të. Megjithatë, Real Madrid kontrolloi situatën dhe në fund ishte sërish Mbappe ai që vulosi rezultatin, duke realizuar golin e...
Burimi:
vizionplus.tv