Mbappé–Kinë, flet ambasadori kinez në Spanjë: Duhet kohë për ta përtypur këtë çështje…
Ambasadori kinez në Spanjë, Yao Jing, konfirmoi se qeveria e tij është në komunikim me La Liga-n, Real Madridin dhe institucione të tjera spanjolle për të zgjidhur polemikën e shkaktuar nga deklaratat e Kylian Mbappé, por kërkoi kohë për kapërcimin e situatës. “Nuk ka negociata, por komunikime të bazuara në mirëkuptimin e ndërsjellë”, – deklaroi diplomati për EFE. Përplasja nisi kur Mbappé tha se një nga “memet” e tij të preferuara ia paraqiste fytyrën mbi atë të një “diktatori kinez”, pa përmendur emrin e Mao Ce Dunit, imazhi i të cilit shfaqej në montazh. “Ky incident fatkeq lëndoi ndjenjat e shumë njerëzve në Kinë. Popullit kinez i duhet kohë për ta përtypur situatën”, – tha ambasadori. Deklaratat shkaktuan prishjen e marrëveshjeve tregtare dhe televizionin shtetëror...
Burimi:
telesport.al