Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbante të mbyllur ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari në Itali
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët gjatë natës së kaluar, nën akuzën se kishte mbajtur të mbyllur në banesë ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, 7 dhe 11 vjeç, duke ushtruar ndaj tyre edhe dhunë fizike. Operacioni u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Peruxhias dhe nisi falë një sinjalizimi të ardhur nga autoritetet shqiptare përmes rrjeteve konsullore. Ato kishin marrë informacione se një shtetas shqiptar po i mbante me forcë ish-gruan dhe fëmijët e tij në territorin italian. Pas kontaktit me Shërbimin e...