Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, lihet në burg Skerdi Sina
Gjykata Penale e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Skerdi Sinën, të riun që u arrestua pak ditë më parë nga shërbimet policore në kryeqytet, lidhur me ngjarjen e shënuar më 9 janar të këtij viti në zonën e Astirit, ku Sina së bashku me shokun e tij Joni Sadikaj akuzohen se mbajtën me forcë një vajzë brenda një apartamenti. Mbrojtja ligjore e 29-vjeçarit kërkoi masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, ose masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, me argumentin se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë dhe nuk ka mbajtur askënd...