Mbahet sot në GJKKO seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin

Mbahet sot në GJKKO seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin

Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për çështjen “Partizani”. Seanca pritet të nisë në orën 10:30, ndërkohë që ajo paraardhëse u shty për shkak se kreu i PD Sali Berisha nuk ishte i pranishëm. Berisha tha se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar në lidhje me seancën. Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, kryer në bashkëpunim.
Burimi: Kohajone.com