Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, anëtarët marrin vendime të rëndësishme, miratojnë raportet financiare
Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF-së zhvilloi punimet sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me pjesëmarrjen e delegatëve, anëtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve kombëtare e ndërkombëtare të futbollit. Në këtë aktivitet morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përfaqësuesi i FIFA-s, Marco Ferri, dhe ai i UEFA-s, Jozef Kliment. Punimet e Asamblesë u hapën nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në fjalën e tij theksoi se Federata është e vendosur të çojë përpara zhvillimin e futbollit shqiptar me përkushtim, integritet dhe vizion afatgjatë. “Por çdo strategji, çdo projekt, çdo ambicie kërkon më shumë sesa ide dhe plane. Kërkon vullnet. Kërkon guxim për të marrë vendime dhe përgjegjësi për t’i çuar deri në fund. Ne nuk flasim për progres. Por...