
Mazniku: Vaji i ullirit nga Shqipëria bën histori
👁7039
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka ndarë lajmin se vaji i ullirit nga Shqipëria po bën histori. ”Lajm i mirë: Vaji i ullirit nga Shqipëria bën histori! Vaji i ullirit Valmi nga zona e Elbasanit bëhet produkti i parë shqiptar i regjistruar si Tregues Gjeografik nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale WIPO. Kjo do të thotë njohje ndërkombëtare dhe ne përgëzojmë Federata Bujqesore Elbasan për këtë arritje! Jemi krenarë që projekti ynë Shqiptaro-Zviceran i Pronësisë Intelektuale ALSIP bëri të mundur procesin e regjistrimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”,-shkruan Mazniku.
Burimi:
Kohajone.com