Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mazniku takim me banorët në Qukës, ndan fotot dhe jep mesazhin: Për Shqipërinë Europiane
👁7556
Ministri i Pushtetit Vendor, dhe drejtuesi politik i PS-së për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka vijuar këtë pasdite me takimet elektorale. Teksa ka ndarë fotot nga takimi me qytetarët në Qukës të Prrenjasit, Mazniku jep mesazhin që Shqipëria Europiane arrihet me PS dhe Edi Ramën. ”Me banorët e Qukësit në Prrenjas, së bashku me Bora Muzhaqin dhe Ela Tockën, për Shqipërinë Europiane me numrin 5, Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”,-shkruan Mazniku. Më herët Mazniku thotë se PS-ja do të fitojë së paku 9 mandate deputetësh në Elbasan dhe së paku 78 mandate në mbarë Republikën.